Zakoni i përditshëm i shumë njerëzve, menjëherë sapo ngrihen nga krevati është të pinë kafen e mëngjesit. Por a e dini që duke i hedhur kafes një produkt që gjendet shumë kollaj në supermarket, ju mund të humbni peshë?

Po, ju mundeni. Sipas nutricionistes Lisa Richards, nëse i hidhni kafesë suaj të përditshme pak kanellë dhe largoni sheqerin dhe qumështin, ju do të humbni peshë pa pasur nevojë të mbani dietë.

Vetë nutricionistja e ka provuar në shtëpi, duke i hedhur kafesë një lugë çaji kanellë dhe brenda një muaji ajo peshonte rreth 4 kilogramë më pak.

Kjo vjen pasi sipas saj, ‘kanella stimulon termogjenezën në trup, duke shkrirë yndyrnat dhe duke na bërë të djegim më shumë kalori’.

Provojeni edhe ju, pasi, ku i dihet!