Shpeshherë ka disa momente ku dëshira më e madhe që kemi është të qëndrojmë të shtrirë, duke e konsideruar si një ditë pushimi. Por, pavarësisht kënaqësisë që mund të marrim, ky lloj qëndrimi mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Më poshtë do të njihni edhe disa nga pasojat që mund të sjellë qëndrimi qoftë shtrirë, apo ulur.

Mundësi më të mëdha për t’u shfaqur aknet

Duke qëndruar pasivë dhe të ulur, mundësitë për të shtuar në peshë janë më të larta. Dhe duke shtuar në peshë, mund të shkaktohen edhe probleme specifike të lëkurës. Obeziteti e bën lëkurën më të thatë, ndërsa duke qëndruar shtrirë, personi ka më shumë probabilitet të djersitet dhe kjo dërgon në bllokimin e poreve për pasojë më shumë puçrra në fytyrë.

Dobësim i kockave

Të gjithë personat që merren me aktivitet fizik, kanë muskuj dhe kocka të forta. Duke qëndruar pa lëvizur dhe pasivë, rreziku për t’u dobësuar kockat është më i lartë.

Më shumë celulit në trup

Sipas disa shkencëtarëve, ata mendojnë se periudhat e zgjatura të qëndrimit ulur ose të shtrirë mund të zvogëlojë qarkullimin e gjakut dhe shfaqjen e celulitit.

Mund t’ju shtohen variçet

Qëndrimi për një kohë të gjatë shtrirë ose ulur mund të çojë në qarkullim të dobët të gjakut, që shkakton më tej shfaqjen e venave me variçe.