Një pjesë e madhe e njerëzve që shkojnë në plazh kanë dëshirë të marrin ngjyrë çokollatë. Por kjo nuancë që merr trupi nuk zgjat përgjithmonë dhe zbehet për pak javë.

Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë që ta mbani gjatë ngjyrën ‘e re’ në trupin tuaj.

Kështu, duhet të keni parasysh dhe të zbatoni nga ky moment e tutje këto këshilla.

Fillimisht mundohuni të zgjidhni produkte me përbërje natyrale, duke shmangur shampot e sapunët që përmbajnë kimikate të forta. Edhe kur të bëni dush, lahuni me ujë të vakët.

Gjithashtu, mundohuni të shmangni fërkimin me forcë të trupit me peshqir. Thahuni me qetësi dhe aplikojeni butësisht peshqirin në trupin tuaj. Pas dushit përdorni vajra dhe lërini të thahen natyralisht.

Mos u ekspozoni shumë në diell pasi keni marrë ngjyrën që ju dëshironi. Ekspozimi në diell nënkupton djegie të trupit, me lëkurën që rrezikon t’ju hiqet. Kini parasysh të pini edhe shumë ujë gjatë ditës ose të merrni çaj jeshil.

Konsumoni sa më shumë ushqime jeshile dhe fruta, pasi përmbajnë pigmente që ju ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës.