Noizy dhe Loredana kanë bashkëpunuar së bashku për herë të parë në karrierën e tyre, duke sjellë së fundmi këngën “Heart Attack”. Pas publikimit të hitit, u ngritën edhe dyshimet se mes dy këngëtarëve ka diçka më tepër se bashkëpunimi profesional.

Por ky nuk është vetëm rasti i Loredanës dhe Noizy-t, pasi sa herë ka bashkëpunime muzikore mes këngëtarëve, këto interpretohen si lidhje romantike.

Noizy dhe Loredana, pasi sollën këngën e parë së bashku, janë parë të jenë edhe në koncerte. Përveç reperja do të jetë edhe në koncertin e Noizy-t më 14 gusht në Tiranë.

Por pas dyshimet për një marrëdhënie më tepër se kjo profesionale u shtuan më shumë edhe pas një deklarate të Cllevio-s, i cili u shpreh pak javë më parë “E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”.

Për herë të parë pas kësaj deklarate dhe të gjitha aludimeve, ka reaguar Loredana, e cila ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar gjithçka. Ajo tregoi është njohur me Noizy-n nga Blerim Destani, ndërsa ka deklaruar pak javë më parë se për një koncert donte 100 mijë euro, por në koncertin e Noizy-t do të këndonte falas.

“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht.”-tha ajo.

Sa i përket jetës personale, Loredana tha se aktualisht është single por është e hapur edhe për një martesë tjetër, ashtu si edhe për fëmijë. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”.-tha ajo.