Edhe pse ka shumë vite në tregun muzikor e mediatik shqiptar, Orinda Huta vijon të mbetet një nga personazhet më të dashura nga publiku shqiptar.
Përveçse e shohim në media, si e ftuar në programe të ndryshme apo si moderatore e emisionit të saj, Orindën e shohim shumë aktive edhe në rrjete sociale.
Fotot me Turin dhe Atarën e tyre të vogël tashmë janë kthyer në të përditshme e që pëlqehen shumë nga ndjekësit e saj.
Por së fundmi, Orinda ka vendosur t’u sugjerojë ndjekësve të saj se ku mund ta gjejnë ‘qetësinë e paçmuar’.
Në një postim në rrjete sociale, ajo zbulon se kjo lloj qetësie mund të gjehet në plazh.
‘Qetësia e mëngjeseve në plazh është e paçmuar’ – shkruan Orinda Huta.