Spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars” është kthyer tashmë në një nga programet më të komentuar nga publiku në rrjetet sociale, falë dinamikave, debateve si edhe performancave e konkurrentëve që janë pjesë. Ashtu sikurse çdo puntatë, edhe mbrëmjen e kaluar ishte radha për eliminimin e një tjetër ‘stari’ nga kasta e VIP-ave konkurrentë në këtë spektakël.

Dy çiftet që rrezikonin eliminimin pas performancave të tyre ishin Gent Hazizi dhe Emanuela dhe Irini Qirjako e Eltioni. Pas votimit të publikut dhe vlerësimeve nga juria çifti i tretë i cili la garën pas katër javësh spektakël ishte Irini Qirjako dhe Tokja.  Performanca e tyre në fakt mori edhe kritika nga juria, teksa Irini dhe Tokja ishin edhe çifti me më pak pikë nga të gjitha çiftet e tjera, 18 në total.

Irini komentoi edhe vendimin e publikut dhe të jurisë për ta larguar nga spektakli pas katër javësh, teksa deklaroi se e ka shijuar pafund këtë eksperiencë dhe nuk ndihet e mërzitur. Ajo nuk i kurseu falenderimet për produksionin e moderatoren, si edhe për familjen e saj, çiftet e tjera konkurrente dhe jurinë.

Absolutisht nuk jam e mërzitur, unë e shijova pafund. Jua sugjeroj sepse është një eksepriencë e paparë. Dua të falenderoj të gjithë produksionin që më bënë pjesë të këtij spektakli madhështor dhe shumë profesional. Dua të falenderoj të gjithë çiftet, jurinë, familjen, publikun dhe moderatoren” – u shpreh Irini Qirjako pas eliminimit nga gara.