Në Islandë, ka filluar ndërtimi i Mammoth (mamuth), një termocentral i madh i projektuar për të kapur dioksidin e karbonit (CO2) të pranishëm në atmosferë dhe për të luftuar ngrohjen globale. Pikërisht kështu.

Ndryshe nga termocentralet klasike që, për të prodhuar energji ose ndryshe, lëshojnë gazra serë në ajër, katalizatorët kryesorë të ndryshimeve klimatike, kjo infrastrukturë revolucionare është “miqësore” me mjedisin dhe shërben për të reduktuar dëmet serioze që kemi shkaktuar me emetimet e karbonit.

Fabrika Mammoth, e cila do të funksionojë brenda 18 – 24 muajsh, në përfundim të ndërtimit do të jetë projekti më i madh i këtij lloji pas vënies në punë të Orca-s, central “vëlla” i nisur në shtator të vitit të kaluar dhe i ndërtuar edhe në Islandë.

Në fakt, nëse Orca mund të kap deri në 4 mijë tonë CO2 në vit, e barabartë me ndotjen e prodhuar nga rreth 800 makina ndotëse, impianti i ri do të jetë nëntë herë më efikas, duke hequr 36 mijë tonë CO2 nga atmosfera.

Orca dhe Mammoth janë ndërtuar nga kompania zvicerane e teknologjisë klimatike Climeworks; në deklaratën në të cilën kompania njoftoi fillimin e punës në termocentralin e ri, theksohet se po hidhen themelet për zhvillimin e termocentraleve të para miliona tonë deri në vitin 2030 dhe gigatonëve deri në vitin 2050.

Prandaj, në hapësirën e disa dekadave, ne mund të jemi vërtet në gjendje të riparojmë – të paktën pjesërisht – dëmin shumë serioz që i kemi shkaktuar mjedisit, biodiversitetit dhe vetes për shkak të fitimit dhe “rritjes” të pakufizuar.

Një pjesë e këtij CO2 mund të përdoret gjithashtu për të prodhuar pije të gazuara dhe fertilizues. Natyrisht, DAC-ët (Direct air capture – kapje direkte e ajrit) kanë nevojë për energji për të funksionuar, por ndikimi i tyre mund të jetë zero në varësi të vendit ku janë ndërtuar.