Kosi është një nga produktet më me shumë vlera dhe mjaft ushqyes. Shumë personave iu bën mirë të konsumojnë këtë produkt, por janë disa të tjerë që mund t’ju shkaktojë dëme në shëndet.

Por pse ndodh kjo? Gjthmonë duhet pasur parasysh se ka shumë rëndësi koha se kur konsumohen ushqimet, e në këtë rast kosi.

Edhe pse ka shumë vlera, pasi është i pasur me proteina, ka kalçium, ndihmon në rënien nga pesha, mbron nga i ftohti dhe virozat, forcon sistemin imunitar dhe sistemin tretës, ai sërish mund të jetë i dëmshëm.

E kryesisht, ky produkt bëhet i dëmshëm gjatë darkës, duke krijuar mukozë në kanalin e hundës. Kjo ndikon më shumë te njerëzit që vuajnë nga astma, alergjitë dhe ftohjet, pasi duke konsumuar kos në darkë, gjendja e tyre mund të përkeqësohet.

Por duke qenë se një nga vlerat e kosit është edhe të ndikojë dhe të forcojë sistemin tretës, konsumimi i tij në orët e vona të mbrëmjes mund të shkaktojë fryrje në stomak dhe gjumi juaj nuk do të jetë i rehatshëm.

Për këto arsye, kini parasysh herë tjetër që kosi nuk duhet konsumuar në darkë. Bëni mirë ta konsumoni në orët e tjera të ditës.