Shumë njerëzve u ndodh shpesh të fluturojnë dhe disa prej tyre kanë vënë re se në hyrje të avionit i presin stjuardesat. Ato zakonisht i mbajnë duart pas shpinës gjatë momentin që pasagjerët ngjiten në avion, por a e dini arsyen se pse?

Stjuardesat përdorin këtë lloj poze para nisjes për një arsye shumë të rëndësishme dhe mjaft interesante. Gjatë kohës që ato mbajnë duart pas, në fakt po bëjnë një punë. Po numërojnë pasagjerët.

Në shuplakat e tyre të duarve ato kanë një lloj numëratori që u shërben atyre për të numëruar të gjithë pasagjerët që janë futur në aeroplan. Ky numërim bëhet me qëllimin e vetëm që numri i tyre të përshtatet me atë në dokumentet e aeroplanit.

Numërimi mund t’i ndihmojë stjuardesës në raste të caktuara edhe për peshën e aeroplanit, për ta shpërndarë peshën në mënyrë të njëtrajtshme duke ruajtur kështu balancën e avionit.

Pyetja që ngrihet është se pse stjuardesat e fshehin këtë gjë nga pasagjerët?

Kjo bëhet pasi personeli i aeroplanit nuk dëshiron t’i pengojë pasagjerët apo të fitojë vëmendje të panevojshme.