Antonio Cassano ka zgjedhur mes Kylian Mbappe dhe Joao Felix.

“Mes Mbappe dhe Joao Felix të gjithë njerëzit do të zgjidhnin Mbappe, por unë zgjedh Joao”, ka thënë Cassano në Bobo TV.

“Është një lojtar që më pëlqen shumë, edhe pse tek Atletico nuk po kalon një moment të mirë. Ka diçka magjike, më pëlqen shumë. Dhe të mendosh se Simeone aktivizon më shpesh Correa-n. Me gjithë respektin…”, ka thënë ish-sulmuesi.

Kujtojmë se Franca dhe Portugalia do të jenë në të njëjtin grup në Euro 2020, bashkë me Hungarinë dhe Gjermaninë. G rupi Fa do të jetë padyshim një nga më të fortët.