Dua Lipa lançoi vitin që kaloi këngën ‘’Levitating (Remix) në bashkëpunim me këngëtarin DaBaby. Por pas komenteve homofobike të këtij të fundit të bëra në Rolling Loud Miami, një pjesë e radiove në botë vendosën ta heqin hitin nga lista e këngëve të tyre. Ndërsa iu hoq edhe merita nga kjo këngë.

Pavarësisht kësaj, ai ka marrë shumë para. Sipas Stunna4Vegas, këngëtarja shqiptare pagoi një shumë të majme vetëm për një varg muzikor të cilin e shkroi reperi Da Baby. Bëhet fjalë për rreth 350 mijë dollarë.

“Unë nuk dua të flas për punën e tij, por mendoj se ai u pagua 350 mijë dollarë për atë varg,” tha reperi Stunna për VladTV.

Pas deklaratave homofobe të DaBaby-t, ajo u distancua nga ky i fundit, duke bërë edhe një reagim për fansat në rrjete sociale. “Jam e befasuar dhe e tmerruar nga komentet e DaBaby,” shkroi Dua Lipa në Instagram korrikun e kaluar. “Unë me të vërtetë nuk e njoh atë [DaBabyn] si person me të cilin kam punuar. E di që fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe se qëndroj 100 për qind me komunitetin LGBTQ”.

Dy këngëtarët kanë bashkëpunuar së bashku në hitin “Levitating” vitin e kaluar. Reperi pati një rënie të madhe në karrierë, kjo sepse në një prej paraqitjeve të tij në një festival ai bëri deklarata homofobike, të cilat u bënë temë diskutimi në të gjitha mediat.

Më pas ai u detyrua t’i kërkonte falje komunitetit LGBTI+, por pavarësisht kësaj, ai u bojkotua nga shumë festivale.