Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet dueli për titullin e përkohshëm kampion bote në kategorinë WBC Silver mes Florian Marku dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ku gjithcka është gati për këtë duel. Sfidat e para do të nisin gjatë pasdites, ndërsa dueli kryesor pritet të fillojë rreth orës 10:00 të mbrëmjes.

Sky Sports Boxing ka postuar një  video të ambientit të brendshëm të stadiumit, ku në mes të fushës është vendosur ringu, pamje të pazakonta për stadiumet shqiptare.