Ashtu sikurse edhe java e kaluar, edhe kjo javë do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta dhe motit të alternuar me kthjellime e vranësira.

Kjo fillimjavë do të jetë e dominuar nga kthjellimet kryesisht në ultësirën perëndimore, ndërsa do të ketë edhe vranësira të lehta në zonat e thella malore.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat pritet të bëhen më të dukshme edhe në zonat e ulëta, teksa më të theksuara do të jenë në zonën VeriLindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten këtë të hënë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.