Pirja e ujit është tejet thelbësore për shëndetin tonë, pasi përfitimet prej tij janë të shumta.

Uji është shumë i rëndësishëm, pasi ruan jo vetëm ekuilbrat e lëngjeve në trup, por ndihmon edhe veshkat e ruajtjen e funksionit normal të zorrëve.

Edhe pse këshillohet që një njeri të konsumojë nga 2-3 litra në ditë, ka disa momente kur nuk duhet të pini ujë.

Fillimisht, kini parasysh se nëse keni ngrënë shumë, mos pini menjëherë ujë, pasi do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë. Prisni pak dhe pastaj mund të pini ujë.

E dyta, nëse keni pirë shumë ujë, kjo mund të çojë në prishjen e ekuilibrit të kripës natyrale të trupit dhe më vonë sjell dhimbje koke, të përziera dhe kriza epileptike.

Së treti, ju mund ta kuptoni nëse keni ujë mjaftueshëm nëse ngjyra juaj e urinës është e pastër. Por nëse ngjyra e saj është e verdhë e errët, atëherë ju duhet të konsumoni një ose dy gota të tjera uji.