Talenti në qendër të revistave gossip pas rrëfimit të deejay dhe influencueses Gabi Cavallin

Ditë të vështira për Antony Matheus dos Santos, sulmuesi brazilian i njohur thjesht me emrin Antony.

22-vjeçari që luan në Ajax ka përfunduar në qendër të një skandali të vërtetë. Lojtari e tradhtoi gruan e tij Rosilenny Batista me deejay, modelen dhe influencuesen Gabi Cavallin.

Ishte kjo e fundit që tregoi gjithçka për shtypin, duke bërë edhe një zbulim të papritur: ajo pret një fëmijë nga Antoni. “Jam 11 javë shtatzënë,” tha e dashura e Antony.

“Gruaja e dinte që ai ishte me mua dhe se donte të ishte me mua, por ajo nuk donte ta linte, nuk donte të pranonte fundin e lidhjes së tyre”.

Në realitet duket se çifti shpërtheu pas rrëfimit publik të Gabit. “E dua veten mbi të gjitha, dështimi është vetëm një mundësi për të filluar nga e para”, ka shkruar në rrjetin social Rosilenny, e cila ka pasur një fëmijë tre vite më parë nga sportisti. Menjëherë pas kësaj ajo mbylli profilet e tij në Instagram dhe Facebook.