Këngëtari me famë botërore, Marcus Mumford, ka bërë një rrëfim tronditës së fundmi. Ai zbuloi se është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë vetëm 6 vjeç.

Në një intervistë për revistën “GQ”, Mumford u shpreh: “Unë nuk i kisha thënë askujt për këtë për 30 vjet. Jo nga familja dhe jo në kishë, që mund të jetë supozimi i disa njerëzve.

Por unë nuk i kisha thënë askujt për këtë për 30 vjet. Albumi im i ri? Po, ka të bëjë me abuzimin. Fillimisht, është disi qesharake t’i tregosh nënës tënde për abuzimin në një këngë, ose për të gjitha gjërat.

Ajo gjë që më ndodhi kur isha 6 vjeç, ishte e para nga një varg përvojash seksuale vërtet të pazakonta, jo të shëndetshme në një moshë shumë të hershme”, përfundoi Marcus Mumford.