Dy ish-konkurrentët, Armando Shehi dhe Melisa Lleshi, ishin çifti më i përfolur në “Për’puthen”. Pas daljes nga programi, dyshja ishin ndër të pakët që arritën ta mbanin lidhjen për një kohë të gjatë. Më pas, erdhi dhe ndarja e tyre e cila u përfol shumë në rjretet sociale.

Andi u shpreh disa kohë më parë se lidhja e tyre u bë toksike dhe kishin shumë debate. Ndarja e Andit dhe Melisës mbetet ende në qendër të vëmendjes mediatike, ku së fundmi po përflitet për lidhjet që ata kanë krijuar.

Ajo që i zgjoi më shumë polemikat ishte kënga e Melisës, për të cilën u përfol se ishte një dedikim për ish-partnerin e saj.

Së fudmi, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku tha se është bërë pishman për lidhjen e tij dhe eksperiencën televizive duke theksuar se do të donte ta kthentek kohën pas.

“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën, nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”, u shpreh Andi.