Një modele e njohur në rrjetin social “Instagram”, e ka konsideruar veten shumë të rrezikshme për rrjetet sociale, pasi njerëzit e tallin për faktin se është perfekte në mënyrë natyrale. Modelja nga Sllovakia, Veronika Rajek, thotë se fiziku i saj i tonifikuar e ka kthyer në viktimë të komentuesve, në Instagramin e saj që ka mbi 2 milionë ndjekës.

“Unë i përdor rrjetet sociale për të përcjellë pozitivitet në lidhje me trupin, por njerëzit mendojnë se unë jam e privilegjuar dhe gjithmonë më ulin. Trupi im konsiderohet i rrezikshëm në rrjetet sociale dhe më ofendojnë vetëm sepse postoj foto të miat.

Sot, për të vlerësuar pozitivisht trupin tënd, duhet të jesh mbipeshë ose obeze. Nëse je e bukur dhe e gjatë, njerëzit të sulmojnë”, tha Rajek. “Janë xhelozë për faktin se trupi im është i bukur pa ndërhyrje.

Madje, ka njerëz që i bëjnë “report” profilit tim vetëm sepse ofendohen nga pamja ime e jashtme. Unë po humbas para për këtë arsye. Unë nuk postoj asgjë me pullë të kuqe, vetëm tregoj veten time”, u shpreh Veronika Rajek.