Mozzik është një nga reperët më të suksesshëm në vendin tonë dhe gjithashtu shumë i preferuar edhe nga të rinjtë.

Këngët e tij janë kthyer tashmë në hite, teksa shumë prej tyre janë edhe dedikime, siç ishte kënga e fundit për të bijën, Hanën. Mozzik vijon të komentohet ende nga mediat rozë për ndarjet dhe ribashkimet me mamanë e vajzës së tij, Loredanën.

Së fundmi reperi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka hapur edhe zemrën e ka treguar planet e tij për të ardhmen, por ka hedhur dritë edhe mbi shumë gjëra që nuk i kemi ditur më parë.

Dy nga pyetjet që morën sigurisht vëmendje ishin nëse jeta e tij ishte një dokumentar, teksa Mozzik u përgjigj pa asnjë të fshehtë: I gjatë bile, ndërsa i pyetur se pse ishte i thyer këto kohë, ai u përgjigj se “po jetonte”.