Në mesin e viteve 2000, si dhe gjatë ditëve të sotme, industria e repit në botë, por dhe në Shqipëri, është një prej më të pasurave. Rritja masive e këtij zhanri muzikor, sjell dhe shumë para për artistët, dhe normalisht, edhe disa konflikte mes reperëve.

E njëjtë është dhe historia mes dy reperëve shqiptarë, Noizy dhe GBMC. Dikur investitor i Noizyt dhe mik i tij, sot reperi GBMC thotë se është penduar që ka shpenzuar aq shume para për karrierën e Noizyt, për të cilin tha se është edhe mosmirënjohës.

Dy artistët prej disa kohësh nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin dhe çështja ka përfunduar në gjykatë. Reperi GBMC zbuloi mbrëmjen e sotme në një intervistë në “Ora Neës” ,për herë të parë shumën që ka investuar për Noizyn në vitin 2009-2010, e ku bëhet fjalë për në shumë jo të vogël, prej 100 mijë eurosh.

“Kam investuar mbi 100 mije euro dhe në atë kohë ishin shumë. Atëherë mund të kisha hapur nje gropë pallati. Mund të isha bërë bos me pallatet e mia”, u shpreh reperi mes të tjerash.