Ish-miss Shqipëria, Valbona Selimllari, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Ajo ka folur për jetën e saj personale por ka rrëfyer detaje edhe nga “Dancing With The Stars”.

“Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thoja si do e duaj këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund.

Frika që pata që dhe të ndaja dashurinë mes tyre ishte e kotë. Vajza është dashuri pastaj. Është shumë pas djemve, vajzat kanë një qasje tjetër ndaj prindërve, unë kam qenë shumë e barabartë me të tre.”

Valbona Selimllari ashtu siç çdo person tjetër ka pengjet e saj në jetë, të cilat lidhen me familjen, kryesisht më nënën e saj. Valbona u shpreh se është penduar që nuk ia ka shprehur dashurinë të ëmës me fjalë.

“Unë vdes për të dhe ajo e di këtë gjë, unë nuk jam njeri fjalëshumë, për këtë më vjen keq në një mënyrë, motrat e mija janë më lajkatare, unë jo gjithmonë ja them se sa shumë e dua por nuk ka nënë që nuk e di se sa shumë e do fëmija.

Është budallallëk, asgjë nuk më kushton t’ja them të dua, por nuk jam tipi. Fëmijët e mi ma thonë shumë shpesh. Kur u rriske të mbushet koka me gjëra të tjera dhe e merr si të mirqenë që ajo e di, por duhet ta dëgjojnë.”