Ndërkohë që sot Amerika përgatitet për të mirëpritur presidentin e ri Joe Biden, nga Shtëpia e Bardhë ka folur presidenti që do t’i lërë vendin, Donald Trump.

Përmes një video të bërë publike, ai shprehet se është presidenti i parë amerikan që largohet nga kjo detyrë pa bërë asnjë luftë me vendet e tjera, gjë që sipas tij nuk ndodhte prej dekadash. Gjithsesi, ai ka konfirmuar akuzat e ashpra karshi Kinës, sidomos për pandeminë Covid-19.

Unë nuk e kam çuar Amerikën në asnjë luftë, por akuzoj Kinën, për të bashkuar gjithë botën kundër qeverisë së Pekinit”, tha Trump.

Në fund, Trump ka ftuar të gjithë amerikanët që të luten për suksesin në detyrë të administratës së Joe Biden në detyrën e presidentit të SHBA-së, duke konfirmuar se “dhuna publike nuk mund të tolerohet”.