Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të vijë sivjet në Tiranë. Herën e fundit, Rita Ora ishte në vitin 2018 në kryeqytet, ku performoi ne sheshin “Skënderbej”.

Pas katër vitesh, ajo do të zhvillojë sërish një koncert, me datën 6 shtator në sheshin “Skënderbej” nga ora 20:00, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Lajmin  e bëri të ditur vetë këngëtarja me famë botërote, përmes një foto të publikuar në Instagram.

Ajo është shprehur shumë e emocionuar dhe e nderuar që po kthehet sërish në Tiranë.

“Jam e emocionuar dhe e nderuar të njoftoj se do të kthehem në Tiranën time të bukur.

Erion Veliaj më ka ftuar të performoj në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ka shkruar Rita Ora.