Floriana Garo ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me avokatin Enis Daci. E pyetur se cili është defekti më i madh i saj si bashkëshorte, Floriana tha se nuk di të gatuajë.

Floriana gjithashtu tha se është xheloze dhe herë pas here e kontrollon telefonin e bashkëshortit, ndonjëherë në prezencën e tij, e ndonjëherë tjetër fshehurazi.

Teksa fliste për xhelozinë, Floriana Garo tha se ka raste që ajo bëhet xheloze kur ai del me shoqërinë e tij.

“Në raste të rralla ai del me kolegët dhe miqtë e tij. Mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë më.

Së fundmi kishim një diskutim të tillë, ku i thashë: Pse del ti? Ç’është kjo? Je burrë i martuar tani, nuk dilet”, tha Floriana mes të tjerash.