Merkato e sapo mbyllur ka lënë akoma ndonjë telenovelë të hapur. Në këtë rast protagonistët janë Ivan Mauricio Arboleda, portier i Kolumbisë, dhe Rayo Vallecano-s.
Një histori në tre akte, e filluar, siç ka bërë të ditur ESPN me denoncimin e portierit për një pagesë të munguar të rrogave dhe përgjigjen e klubit spanjoll që përgënjeshtron kategorikisht versionin e tij të fakteve.
Kriminale
Portieri Arboleda i huazuar nga Rayo Vallecano te Newell’s Old Boys ka prishur kontratën e tij me skuadrën spanjolle dhe ka denoncuar klubin e Madridit për një pagesë të munguar she shkelje të kontratës.
“Kontrata ime ka zgjatur deri më 30 korrik dhe nuk jam paguar për shtatë muaj. Dhe duke parë se kontrata ishte afër skadencës dhe për shkak se nuk më paguanin prej shtatë muajsh, kam vendosur të mos kthehem.
“Kam qenë në Spanjë pesë ditë dhe presidenti i Rayo-s më ka pritur vetëm një herë, por sepse e kam gjetur në zyrë. Nuk di asgjë për Rayo-n, më kanë trajtuar si kriminel.
“Për më tepër duhet të marr edhe shpërblimin e lidhur me qëndrimin në La Liga. Të gjithë e kanë marrë përveç meje. Jam shumë i zhgënjyer. Ëndrra ime ishte të luaja në Europë, por duket se kam besuar te njerëzit e gabuar”.
Përgjigja
Reagimi i klubit nuk ka vonuar. “Rayo Vallecano de Madrid, SAD, mohon kategorikisht akuzat e bëra nga Ivan Mauricio Arboleda në deklaratat që ka bërë më 26 gusht 2022”, ka bërë të ditur klubi në një komunikatë për shtyp.