Këngëtarja shumë e njohur shqiptare, Kida, ka shpërndarë si rrallëherë në rrjetet sociale një foto me babanë e saj. Fotoja është shkrepur nga prapaskenat e koncertit në sheshin “Skënderbej”, ku interpretoi edhe Kida.
Krahas fotos ku përqafohet me të atin, këngëtarja e mirënjohur ka shkruar: “Vajza e babit.” Kujtojmë që përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë, Kida është treguar shumë hermetike sa i përket jetës personale.
Kida ka shpërndarë në disa raste foto me prindërit, në ndonjë rast të veçantë, por duke mos i ekspozuar shumë për mediat. Sa i përket dashurisë, nuk dihet asgjë për të.
Kida është një prej këngëtareve më të suksesshme në industrinë e muzikës shqiptare, pasi hitet e saj dëgjohen pambarimisht edhe në shtete të tjera të Europës ku ka shqiptarë.