Moderatorja e njohur e televizioneve shqiptare, Argjira Spanca, ka treguar se kohet e fundit, ka pasur disa probleme shëndetësore.

Me ane te disa videove në rrjetin social “Instagram”, Spanca ka treguar se ka pasur probleme me mushkritë, madje zgjohej edhe pa frymë. “Sot kam vendosur që të flas pak për shëndetin.

Kam pasur një problem me mushkritë për disa muaj rresht. Kisha probleme me frymëmarrjen dhe netë kur zgjohesha pa frymë fare.

Jam marrë pafund me analiza gjithashtu kam qenë duke marrë një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes.

Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na intereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them shkoni kujdesuni për veten sa të mos jetë vonë”, u shpreh Argjira…