Jame Rodriguez nuk është grumbulluar nga Kolumbia për Copa America.

Trajneri Reinaldo Rueda dhe federata e kanë shpjeguar zgjedhjen duke thënë se lojtari nuk ishte gati fizikisht, por James e ka përgënjeshtruar kategorikisht këtë version:

“Unë jam mirë. Duhet të jetë e qartë se nuk kisha probleme, isha në gjendje për të luajtur Copa America”, ka shkruar në Instagram ylli i Everton.

“Ka qenë një vendim i stafit teknik, me të cilin nuk jam dakord sepse ka qenë një mungesë respekti. Do të kisha preferuar të më kishin thënë se nuk ‘të duam sepse nuk na pëlqen si lojtar’. Në atë rast do të kisha heshtur dhe do të isha larguar”.