Një takim mes Wall-E, protagonisti i filmit me të njëjtin emër të Pixar-it, dhe një robot të filmit Transformer. Kjo është paraqitja e robotit humanoid të përdorur nga West Japan Rail Company për të zgjidhur disa probleme të rrjetit të hekurudhave në Japoni.

Kompania e përdor këtë lloj makine për punë që konsiderohen të rrezikshme për njeriun. Gjëja interesante është se ky robot drejtohet nga distanca nëpërmjet realitetit virtual dhe sensorë në gjendje të lexojnë lëvizjet e një qenie njerëzore.

Nga një ra anë reduktohen rreziqet për rënie të mundshme nga lart dhe shkarkimet elektrike. Nga tjetra ekziston rreziku që punëtorët të humbin vendet e punës pikërisht për shkak të këtyre robotëve.

JR West, në fakt, ka ndërmend të shkurtojë 30% të vartësve që merren me këto rregullime. Për momentin, roboti i përdorur nga kompania është vetëm një prototip. Versioni i përfunduar do të përdoret nga pranvera e 2024-ës.