Kush do të donte të paguante një taksë më shumë? Askush. Po nëse dikush na thotë se kundrejt një shifre të ulët mund të përfitohen avantazhe si një xhiro falas me Porsche?

Kjo është ajo që po ndodh në Japoni dhe pagesa që duhet bërë quhet “taksë për qytetin ku ke lindur”.

Në Kisarazu, qytet në jug të Japonisë, është hapur një fond në të cilin qytetarët mund të derdhin shuma parash në mënyrë të vullnetshme për të marrë në këmbim lehtësime fiskale ose avantazhe personale.

Mes eksperiencave që mund të bëhen është edhe mundësia për të kaluar 90 minuta me një instruktor të kualifikuar në Porsche Experience Center Tokyo, një cirkuit më i gjatë se 2 kilometra me një pistë të studiuar posaçërisht për të zhvilluar aftësitë e dhënies së makinës në të gjitha nivelet.

Me qëllimin për t’i nxitur qytetarët që të marrin pjesë, administrata lokale kanë përcaktuar pagesa që shkojnë nga 170 mijë jen (rreth 1.220 euro) deri te një maksimum 350 mijë jen (rreth 2.500 euro).