Japonia do t’i bëjë një ftesë zyrtare liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të marrë pjesë si i ftuar i komitetit organizator në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që do të zhvillohen verën e ardhshme.

Lajmi është konfirmuar si nga disa deputetë të Koresë së Jugut ashtu dhe Ministria e Jashtme e Japonisë, që shpreson që bashkë me liderin koreano-verior të vijnë edhe disa sportistë nga ky shtet për të marrë pjesë në këtë event olimpik.

Dy vite më parë, në Olimpiadën dimërore të PyeongChang, të zhvilluar në Korenë e Jugut, e pranishme ishte motra e liderit të Koresë së Veriut, bashkë me një delegacion nga ky vend.