Qeveria japoneze ka vendosur të derdhë në oqeanin paqësor të gjithë ujin e ndotur me me mbetje radioaktive, që deri më sot përdorej për të ftohur reaktorët nuklearë të dëmtuar në qendrën nukleare të Fukushima.

Edhe pse opozita, disa shoqata mjedisore e at të peshkimit e kundërshtuan këtë vendim, kryeministri Yoshihide Suga ka konfirmuar se tashmë vendimi është marrë. Derdhja e ujërave të ndotur do të nisë pas dy vitesh.

Ky vendim vjen 10 vjet pas tërmetit 9 ballë dhe tsunamit të fuqishëm që ndodhi në Japoni (mars 2011), që shkaktoi mijëra viktima. Mësohet se në oqean do të derdhen 1.25 milionë tonelatë ujë të ndotur me mbetje radioakive.