Shqipëria do të vijojë të mbetet në ndikimin e temperaturave të larta përgjatë gjithë ditës. Vetëm pas mesdite, sipas MeteoAlb, pritet të ketë kalime të pakta vranësirash që do të shfaqen në zonat malore dhe në zonën e ulët, por që nuk pritet të sjellin reshje shiu.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të luhaten nga 18°C deri në 39°C, teksa pritet që të rriten në mëngjes dhe në mesditë. Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë dallgëzim 3 ballë.

Kosova- Edhe Kosova do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës. Pas mesdite pritet të ketë kalime vranësirash që do të jenë më të dukshme në zonat Qendrore dhe Jugore.

Maqedonia e Veriut – Gjatë paradites, territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në ndikimin e kthjellimeve. Në mesditë e pasditë mund të ketë kalime të përkohshme vranësirash në të gjithë vendin.

Evropa – Evropa Jugore do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm, por pritet që të ketë edhe kalime të lehta të vranësirave. Me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të jetë edhe Evropa Lindore dhe Vendet Nordike. Ndërsa Evropa Qendrore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat pritet të sjellin edhe rrebeshe shiu.