Kjo fillim jave do të vijojë të jetë nën kushtet e një moti të vranët, ashtu sikurse fundjava që sapo lamë pas. I gjithë territori shqiptar do të përfshihet gjatë paradites nga vranësirat e shumta që do të jenë prezente, e që do të sjellin edhe reshje shiu.

Reshjet më të dukshme priten në zonat jugore të vendit. Sakaq, gjatë pjesës së dytë të ditës, pritet të që kushtet e atmosferike të përmirësohen gradualisht.

Sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.