Java që ka nisur do të jetë mjaft e nxehtë si pasojë e temperaturave të lërta që do të regjistrohen në të gjithë vendin, si në zonat bregdetare ashtu dhe ato malore. Sinoptikanët bëjnë me dije se temperaturat do të prekin për herë të parë këtë verë edhe shifrën e 40 gradëve.

Përgjatë gjithë kësaj jave, moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë, që do të mbizotërojë në të gjithë vendin. Ndërkohë që, vranësirat  to të jenë të lehta e kalimtare si në ultësirën perëndimore ashtu dhe atë malore, por mundësia për shira është thuasje zero në të gjithë vendin gjatë kësaj jave.

Përqindja e lartë e lagështisë do të bëjë që temperaturat të ndihen edhe më shumë, duke bërë që ato të jenë të larta në të gjithë vendin, si gjatë paraditës ashtu dhe në orët e vona të darkës. Temperaturat do të jenë më të larta në fundjavë, ku do të shkojnë deri në 41 gradë.

Ndërkohë që, temperaturat minimale të jenë nga 17 deri në 20 gradë në zonat malore. Bëhet thirrje që lëvizjet të jenë të pakta gjatë ditës, kryesisht te moshat e treta e fëmijët dhe këshillhet konsumi is a më shumë lëngjeve, për të mbajtur trupin të hidratuar.