Moderatorja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genardi, kanë qenë një nga çiftet më të përfolura ne mediat shqiptart, që nga koha kur konfirmuan lidhjen e tyre.

Aktori Ermal Mamaqi, e ka ngacmuar Cindyn së fundmi në emisionin “Dance with me”, duke u shprehur. “Sindi është ëndrra e çdo vjehrre, nuk e di a je e fejuar apo… bëj shaka se e di mos u përgjigj.

Dhe vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”, u shpreh Ermali duke qeshur. Gjithsesi, Cindy nuk zbuloi detaje, pasi u shpreh: “Nuk kam unazë, tani kam ardhur vetëm me varëse dhe vathë, unazë nuk kam.”

Në intervistat e dhëna publikisht, Cindy ka deklaruar se Genardi është mbështetësi i saj më i madh për çdo gjë që bën dhe për këtë e vlerëson: “Kurrë nuk jemi bërë xheloze për njëri-tjetrin. Ai nuk është tip xheloz, është mbështetësi më i madh që kam, për çdo gjë që bëj.

E vlerësoj shumë për këtë, sepse ne jetojmë në botën e mediave dhe nëse partneri është xheloz, është problem për punën. Nëse nuk ke një person që të shtyn përpara bëhet edhe më e vështirë.

Jam shumë e lumtur që ai është mbështetësi më i madh. Kemi 1 vit bashkë dhe gjërat janë bërë familjare, jemi prezantuar me familjet e njëri-tjetrit”.