Ylli i televizionit amerikan, Amanda Holden, dukej e pabesueshme teksa ndau një foto me bikini gjatë pushimeve. Mamaja mahnitëse e dy fëmijëve, perdori rrjetet sociale për të shpërndarë foton, teksa ishte ulur në pjesën e pasme të një varke.

E veshur me një këmishë blu të zbërthyer sipër, Amanda, 51-vjece, dukej e lumtur duke vështruar detin. Ajo zgjodhi flokët e saj me onde dhe vendosi syze dielli të mëdha për foton, ndërsa falënderoi kompaninë e varkave për akomodimin e tyre gjatë pushimeve të tyre.

Fansat u çmendën pas fotos. “Fotografitë e bukura duhet të jeni kaq krenare”, ka shkruar një nga fansat e Amandës, ndërsa një tjetër ka thënë: “Bukuroshe!”. Një e treta tha: “Vajze mahnitëse!”

Amanda ka ndarë me fansat edhe nje video ne Tik Tok, duke u zhytur ne pishine. Ylli i televizionit ekzekutoi zhytjen perfekte në pishinë, duke shpërndarë videon mbresëlënëse.

Ndjekësit e Amandës në TikTok e koemntuan videon, me një person që shkruante: “Si duket Amanda, më e mirë tani sesa në të 20-at”…