Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira, i ka bërë një urim të veçantë Semi Japuajt për ditëlindjen e saj. Në një postim në “Insta Story”, Einxhel i ka bërë një urim të gjatë Semit.

Video që ka përzgjedhur për të shoqëruar urimin e saj, është pikërisht ajo ku këngëtarja i drejtohet asaj me “Je pak idiote ti”, batuta nga Big Brother qe u komentua shume ne rrjet.

“Gëzuar ditëlindjen njërës nga peshoret e mia të preferuara. Jam e lumtur që kisha mundësinë të njihja një shpirt si tëndin, kaotik njëkohësisht të bukur dhe mahnitës.

Më mungojnë ditët tona bashkë por e di që jemi të zëna duke ndjekur ëndrrat dhe duke ëndërruar përsëri.Të uroj të gjithë të mirat dhe të dua shumë. Hey Semi u bëfsh 100 vjeçe”, thuhet në postimin e Einxhel.