Megi Pojani elektrizoi skenën e “Dancing With the Stars Albania” në kërcimin e saj të parë. Blogger-ja e njohur shqiptare u shpreh e bindur se ka ardhur për të fituar…

Nga juria, Megi mori komente pozitive, teksa anëtarët vlerësuan lëvizjet e saj sensuale, por e këshilluan të respektojë më shumë rregullat.

“Sensuale, por duhet të kesh kujdes me mimikën”, tha Kledi Kadiu. “Mendoj që Megi na dhuroi twerk-un më serioz të kësaj nate”, u shpreh Armand Peza.

“Je shumë argëtuese, por sfida jote është të zbatosh rregullat”, tha Dalina Buzi. Megi grumbulloi 21 pikë nga juria dhe premtoi se në kërcimet e tjera do të jetë më e aftë në mënyrë që të marrë vlerësime më të larta.