Edi Martini ka reaguar për humbjen e djeshme të Shqipërisë në Izrael dhe sidomos për një nga futbollistët më të kritikuar për paraqitjen e mbrëmshme, Armando Broja.

Shkodrani i del në mbrojtje Brojës dhe thotë se jemi me fat që kemi në Kombëtare një lojtar si ai. Më poshtë po iu sjellim reagimin e plotë të Martinit.

Eshte e vertete qe humbja me Izraelin me ka merzite edhe mua, por nuk mund te shikoje reagimet e sharjet e njerezve qe me duket sikur mezi pasken prit te ndodhe diëka e tille.

Nuk eshte Izraeli nje skuader qe eshte me e dobet se ne dhe eshte turp te na mundi e para dhe e dyta cila skuader ne bote qe nuk i lozin 5 lojtare te formacionit baze per arsye demtimi dhe mos te ndikoje tek loja dhe kulmi i kulmit eshte kur shikoj njerez qe kritikojne Brojen per ato raste qe humbi apo nuk i pasoj.

E para rastet i krijoi vete ku normal mund te bente me mire por mos harroni eshte vetem 21 vjec. Eshte nje djale i shkelqyer, nje djale qe ka qejf vetem te stervitet dhe te permiresohet nga dita ne dite.

Eshte nje djale qe eshte krenar qe eshte shqiptar dhe qe ka zgjedhur per te luajtur per Shqiperine, nje kohe qe mund te kishte zgjedhur edhe Angline por zgjodhi per te lujtur per ne sepse eshte edukuar nga 2 prinder te mrekullueshem qe kane lindur dhe jane rritur ne Shqiperi dhe jane krenar qe jane shqiptar.

Broja eshte nje dhe duhet t’i themi zotit faleminderit qe e kemi sepse eshte hera e pare qe me kete djale krenohemi dhe e krahasojme me lojtaret me te mire ne Evrope e them me bindje se Shqiperia nuk ka pase, nuk ka dhe veshtire se do te kete lojtare si Broja.

Prandaj respektojeni kete djale, respektojeni kete ekip sepse shume shpejt do krenohemi me keto djem. Forca Shqiperia! Eliminatoret e Kampionatit Evropian po vijne dhe jam i bindur se do ia dilni! Respekte kampiona!