Mbrojtësi i Real Madrid, Dani Carvajal, ka denoncuar në polici se tre burra të armatosur me shufra hekuri kanë tentuar të futen me dhunë në shtëpinë e tij.
Telekamerat e sigurisë të vendosura jashtë shtëpisë, që kanë kapuar skenën, kanë qenë vendimtare për të shtyrë hajdutët që të largoheshin.
Futbollisti ka folur në lidhje me atë që ka ndodhur për ‘Salvame’: “Kanë provuar të hyjnë në shtëpi dhe nuk ia kanë dalë për shkak të sistemit të sigurisë. Po kërkonin një pikë ku mund të hynin, por gjithçka ishte e mbyllur. Sistemi i sigurisë e ka bërë mirë detyrën”.
Më pas ka shtuar se ka qenë një frikë e madhe, por falë Zotit askush nuk ishte në shtëpi dhe nuk ka ndodhur asgjë. Hetimi tani është në duart e forcave të rendit dhe shpresohet që keqbërësit të gjenden sa më parë.
Shqetësimi i yllit të Real Madrid janë “siguria e familjeve tona. Futbollistët janë një shënjestër e lehtë. E dinë kur luajmë dhe kur jo. Shpresojmë që organet e sigurisë së shtetit të mund të na ndihmojnë në këtë”.
Atleti ka kujtuar se në vitet e fundit futbollistët kanë qenë në shënjestër të keqbërësve: “Ka patur shumë vjedhje disa vite më parë në shtëpitë e kolegëve të mi dhe ka të tjerë që po kalojnë një moment me të vërtetët të vështirë”.
Deklarata këto q ë i referohen Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka qenë viktimë e në vjedhje javën e kaluar në shtëpinë e tij në Castelldefels.