Fshehur mes vegjetacionit të dendur, larg aparateve të paparacëve, pranë një liqeni. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se janë bërë burrë e grua gjatë dasmës sekrete të zhvilluar në hotelin Ritz-Reynolds në liqenin Oconee në Georgia.

Lajmet, që po qarkullojnë në faqet amerikane të gossip, shpjegojnë se çifti i famshëm hollivudian ka zgjedhur ta kurorëzojnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave, duke vënë të ftuarit dhe organizatorët që të nënshkruajnë një marrëveshje shumë të rreptë të fshehtësisë për të mos lejuar rrjedhjen e lajmit.

Nuk ka asnjë konfirmim apo mohim për ceremoninë shumë të blinduar dhe për momentin nuk ka asnjë foto. Ndoshta ato janë shitur për një ekskluzivitet të madh për një revistë amerikane.

Zërat, të përhapura më pas nga mediat amerikane, vijnë nga fqinjët e hotelit ekskluziv, mbyllja e zgjatur e të cilit dhe vajtje-ardhjet e vazhdueshme duket se kanë ngjallur pyetje dhe kuriozitet.

Çifti duket se e ka thënë “po”-në e famshme 19 vjet pas hapit të bujshëm mbrapa të bërë në vitin 2003, kur kanë ndryshuar mendim pak momente para altarit.

Dy aktorët u bashkuan sërish vitin e kaluar dhe u fejuan zyrtarisht në shtator. Lopez, 52 vjeç, dhe Affleck, i cili është tre vjet më i ri, për herë të parë ranë në dashuri në nëntor 2002, pasi luajtën së bashku në filmin “Gigli”, por vitin pasardhës, dasma është anuluar në momentin e fundit.

Arsyeja zyrtare kla qenë për shkak të “vëmendjes së tepërt mediatike” që kishte ndaj çiftit, dhe në janarin e vitit 2004 ka ardhur ndarja.

Ajo është martuar tri herë: me Ojani Noa nga viti 1997 deri në 1998, më pas me Chris Judd, martesa vazhdoi nga viti 2001 në 2003 dhe, në fund, me Marc Anthony, me të cilin pati dy fëmijë. Nga ana tjetër, Ben Affleck u martua me Jennifer Garner, me të cilën pati tre vajza.

Në shkurt, Lopez ka thënë për People se kishte besim këtë herë në forcën e dashurisë së tyre: “Tani jemi më të rritur, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme të jetës sonë, tani kemi fëmijë dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra”.