Arbana Osmani duket se po e shijon së tepërmi mëmësinë për herë të tretë. Moderatorja e njohur dhe partneri i saj Eduart Grishaj u bënë prindër të një vajze më 1 shtator, të cilën vendosën ta pagëzonin me emrin Zoi.

Ajo tregoi disa ditë më parë se është rikthyer në punë, përmes disa fotove në rrjete sociale ku dukej në formë mjaft të mirë.

Edhe pse ka pak ditë që ka lindur, kjo nuk e ka penguar aspak moderatoren të jetë aktive në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here foto me vajzën e vogël, por edhe receta gatimi me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur të na tregojë se si ka qenë jeta e saj këto kohë, përmes një galerie fotosh të publikuara në Instagram.

Fotot që ranë më shumë në sy ishin pa dyshim ato me tre fëmijët e saj. Në një prej tyre, ajo shfaqet me Jonin dhe Zoin e vogël, të cilën po e ushqen me gji, ndërsa në një tjetër, ajo ka fotografuar Diellin që kujdeset për të motrën, si dhe duke e puthur.

‘Jeta kohët e fundit’, ky ka qenë përshkrimi i këtij postimi nga ana e Arbanës, që edhe pse mund të jetë e vështirë, duket tepër e bukur.

Për më tepër, mund të shfletoni galerinë e fotove më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)