Mërgim Vojvoda ishte një ndër lojtarët shqiptar që bëri një hap gjigant në verë. Ai u largua nga skuadra e Standard Liege dhe u transferua tek ekipi i Torino. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës është kthyer në titullar të rëndësishëm tek ekipi italian i Serie A.

“Kam ardhur te Torino për të bërë punën time. Kam një kontratë të mirë dhe mund të vendos familjen time në një strehë. Kështu që nuk kam pse pendohem sepse ndodh gjithmonë që një ekip të kalojë periudhë të vështirë, siç ndodhi vjet me Anderlecht.

“Është më shumë se krenari të siguroj jetesën e familjes sime. E them pa asnjë ndjenjë turpi. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të merrja kaq para sa sot. Në fakt as nuk jam mësuar të jetoj me aq shumë luks.

“Është bukur të blej çdo gjë që dua, por as nuk e harroj kohën e 5 viteve më parë kur luaja me Iena në kategorinë e katërt gjermane dhe jetoja me 600 euro në muaj.

“Flija në një dhomë të errët e të pisët hoteli dhe përpiqesha çdo javë të gjeja një punë jashtë futbollit për të përballuar jetesën. Kështu, unë e di rëndësinë e parave. Jam krenar që besova te vetja ime”, – tha Vojvoda.