Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez dhe partneri i saj ben Affleck duket se kanë gjetur vendin e tyre ideal për të jetuar në Beverly Hills.

Çifti ka qenë në kërkim të një vendi të ri prej muajsh dhe duket se kanë vendosur më në fund të jetojnë bashkë në super vilën.

Sipas TMZ, makina e JLo është parë në pronën në Beverly Hills të enjten. Kamionët e transportit janë parë në shtëpitë aktuale të Affleck dhe Lopez, ndërsa katër kamionë të tjerë kanë qenë të parkuar në pronën e re.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për bashkëjetesën e çiftit në shtëpinë që më parë ka qenë në pronësi të James Packer, biznesmen australian që e kishte blerë për rreth 60 milionë dollarë.

Sipas TMZ, çifti ka parë disa prona, disa prej të cilave vlerësoheshin më shumë se 85 milionë dollarë. “Jennifer Lopez thotë se nuk nxiton për t’u martuar, por miqtë e saj të ngushtë e mendojnë ndryshe”, ka thënë një burim për median amerikane.

“E vërteta është se nëse Ben do të donte të përshpejtonte planet dhe të martohej këtë verë, ajo do të ishte gati”.