Në pritje të dasmës, Jennifer Lopez, 52 vjeç, i ka dërguar një mesazh dashurie Ben Affleck, 49 vjeç, me duart dhe… trupin. Këngëtarja dhe aktorja ka zgjedhur manikyrin e personalizuar për t’i thënë “të dua” burrit të saj të ardhmen, ndërsa në rrjetet sociale ka postuar disa fotografi marramendëse.

Artisti i famshëm i thonjve Tom Bachik ka publikuar një fotografi të manikyrit të bërë nga JLo. Artisti ka dekoruar thonjtë e JLo me një kryq të artë me “B” e Ben Affleck dhe “J” për Jennifer në gishtin e unazës, dhe një zemër, gjithmonë të artë, në gishtin e mesit.

“Modaliteti i verës: i aktivizuar”, ka shkruar në rrjetet sociale këngëtarja e lindur në Bronks, duke komentuar shkrepjet ku tregon format e saja të mrekullueshme.

E lumtur dhe sexy buzë pishinës, JLo ka treguar rezultatet e një stërvitje të vazhdueshme dhe ushqyerje shumë të shëndetshme, që janë dhe sekretet kryesore të bukurisë.

Duke pritur dasmën me Ben Affleck, i cili e ka bërë propozimin e tij prillin e kaluar me një diamant të rrallë gjigant me ngjyrë jeshile.