Jennifer Lopez është 52 vjeçe por, pavarësisht kësaj, ajo nuk e ndjen aspak peshën e moshës së avancuar. Viti i fundit ka qenë plot lumturi për të dhe jo vetëm sepse ka arritur suksese të panumërta profesionale, ajo ka gjetur sërish dashurinë përkrah Ben Affleck, ish-të dashurit me të cilin ka nisur sërish një lidhje.

Të dy janë super të dashuruar dhe së fundmi duket se janë martuar në fshehtësi. Është një lajm i vërtetë apo thjesht një insinuatë, nuk ka rëndësi, e vetmja gjë e sigurt është se ylli i muzikës po shkëlqen. Ndaj nuk është për t’u habitur që në rrjetet sociale ajo u shfaq e zhveshur teksa lahej. Cili është sekreti i saj i bukurisë?

Kush do të thoshte se J.Lo është pothuajse 53 vjeç? Në rrjetet sociale ajo ndau një seri postimesh “intime”. Në fakt ajo shfaqet duke bërë një banjë relaksuese krejtësisht e zhveshur, por e mbuluar me flluska sapuni.

Flokët e saj janë të tërhequr pas topuz, fytyra e saj është e relaksuar dhe sytë e saj janë ende të grimuar (ndoshta falë disa filtrave) por, në krahasim me kohën kur është në skena dhe tapete të kuq, ajo është padyshim më “natyrale” pavarësisht pranisë së make-up.

Më pas, ylli i pop-it shfrytëzoi rastin për të zbuluar sekretin për të pasur një lëkurë perfekte si ajo: një sapun me vaj ulliri nga koleksioni i bukurisë J.Lo (i cili do të dalë në treg më 20 qershor).

Ylli i popit ka përfituar nga momenti “intim” i ndarë me fansat për të zbuluar disa gjëra që askush nuk i dinte për të. Sa do të kishin menduar ndonjëherë se kur ishte e re ajo ndjehej në siklet me trupin e saj?

Fama, në fakt, për të erdhi në vitet ’90 falë siluetës së formës dhe pjesës ikonike “b”, por në atë kohë ideali i pranuar përgjithësisht i bukurisë ishte shumë i ndryshëm nga ai në të cilin pasqyrohej ajo.

“Kur fillova të punoja femra ideale ishte shumë e hollë, bionde, e gjatë dhe jo shumë e mbushur. Jam rritur me femra me forma të mbushura, kështu që gjithmonë e kam pranuar veten por ka qenë e vështirë”, ka shpjeguar Jennifer, e cila ka menduar edhe që largohej nga bota e spektaklit kur ishte shumë e re, për shkak të atyre kritikave të ashpra.

Sot ajo ka heshtur përfundimisht polemikat dhe në më shumë se 50 vjeç ajo është një ikonë e padiskutueshme bukurie.