Nga ky sezon, Rozana Radi nuk është më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat”, duke u zëvendësuar nga aktorja e njohur Delinda Disha.
Përgjigjjes se kur dhe ku do ta shohim Rozin në ekran, i është përgjigjur vetë artistja.
Përmes një bisede virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale, Rozana Radi tregoi se për pak javë do e shohim sërish në ekran dhe kësaj radhe jo me një, por me dy projekte.
“Po merrem me dy projekte Tv që i kam pak surprizë,duhen vetëm ca javë durim” – zbulon Rozana Radi, pa dhënë detaje më tepër.
Na mbetet vetëm të presim dhe të shohim se ku do ta ndjekim Radin këtë sezon. Një gjë është e sigurt: që nuk do zhgënjehemi!