Aktori i njohur i Hollivudit, Johnny Deep ka arritur të fitojë rreth 3 milionë paund ose 3.5 milionë dollarë brenda pak orësh falë shitjes së koleksionit të pikturave të tij.

Ylli botëror shiti rreth 780 vepra arti, që u ofruan në 37 galeritë e “Castle Fine Art” në Londër, duke përfshirë edhe “Garden Convent”.

Johnny Deep e quajti këtë koleksion “Friends and Heroes”, duke e lidhur me të gjithë njerëzit që e kanë frymëzuar atë, që nga Rolling Stone, te Keith Richards, Al Pacino, Bob Dylan e aktorja hollivudiane Elizabeth Taylor.

Në një prononcim të shkurtër për mediat botërore, Deep është shprehur se e ka përdorur gjithmonë artin për të shprehur ndjenjat e tij, por pikturat e realizuara i ka mbajtur gjithmonë për vete dhe nuk i ka bërë publike.

Sipas asaj që transmeton BBC, portretet individuale të kornizuara u shitën për rreth 3950 paund ose 5,000 Dollarë, ndërsa atër piktura u shitën për 14.950 paund ose 18,000 Dollarë.