Ndoshta nuk i keni menduar asnjëherë, por paracetamoli, sheqeri dhe konsumimi i shumtë i Vitamisës A, po shkatërrojnë mëlçinë tuaj. Jemi mësuar të dëgjojmë se alkooli është shkatërrimtari numër 1 i mëlçisë, por dhe këta tre faktorë të tjerë, janë shumë të rrezikshëm…

1- Sheqeri – Shumë sheqer nuk është vetëm i dëmshëm për dhëmbët por dhe për mëlçinë tuaj. Trupi përdor një lloj sheqeri, të quajtur fruktozë, për të bërë yndyrë. Shumë sheqer i rafinuar shkakton akumulimin e yndyrës, gjë që mund të çojë në sëmundje të mëlçisë. Kjo është një arsye më shumë për të kufizuar ushqimet me sheqer të shtuar.

2- Shumë vitaminë A – Trupi juaj ka nevojë për vitaminë A dhe është mirë ta merrni atë nga bimët si frutat dhe perimet e freskëta, por nëse merrni suplemente që përmbajnë doza të larta të vitaminës A, mund të jetë problem për mëlçinë tuaj. Konsultohuni me mjekun tuaj.

3- Paracetamol – Ju keni dhimbje shpine, dhimbje koke ose ftohje, gjë që ju bën të kërkoni një qetësues. Sigurohuni që të merrni sasinë e duhur! Nëse ju merrni shumë nga çdo gjë që përmban acetaminofen, një pilulë për dhimbje koke apo diçka tjetër për një ftohje, mund të dëmtojë mëlçinë tuaj. Kontrolloni dozën dhe sa është në rregull për të konsumuar…